RMV, javën e kaluar, pothuajse çdo i treti i testuar ishte i infektuar me kovid-19

Në periudhën nga 24 deri më 30 janar të këtij viti, në vend janë regjistruar gjithsej 11.916 raste të reja pozitive me kovid-19, që është rritje prej 2.7% krahasuar me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 38.518 materiale, 2.0% më pak se shtatë ditët paraprake, kurse përqindja e pozitivitetit varion nga 22.5% në 35.8%, mesatarisht 30.3%, tregon raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik, transmeton Portalb.mk.

Pjesa më e madhe e të regjistruarve janë nga Shkupi 50,6%, ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 1,420,7 / 100,000.

Persona të infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Grupmoshat më të zakonshme janë mbi 60 vjeç (22.1%) dhe nga 30 deri në 39 vjeç (22.1%). Numri më i ulët është tek fëmijët deri në nëntë vjeç.

Vërehet rënie e numrit të të sëmurëve në pothuajse të gjitha grupmoshat, kurse më së shumti te personat e moshës 10 deri në 11 vjeç (11.0%). Rritje ka në grupmoshat 50-59 vjeç me 3.3% dhe mbi 60 vjeç me 25.3%.

Për sa i përket shpërndarjes gjinore, janë raportuar 6.359 (53.4%) femra dhe 5.557 (46.6%) meshkuj.

Sipas algoritmit të ri për shërim gjatë javës së kaluar statusin “i/e shëruar” e kanë fituar 13.041 persona të hospitalizuar apo trajtuar në shtëpi.

Javën e kaluar gjithsej u raportuan 1.558 riinfeksione, pothuajse identike me javën e kaluar.

Janë raportuar 148 vdekje në 26 qytete, për 38.3% më shumë se në shtatë ditët paraprake. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (48). Për sa i përket moshës, 89.2% e të vdekurve janë mbi 60 vjeç.

Sipas raporteve spitalore, aktualisht të hospitalizuar janë 671 persona (22,0% më shumë se javën paraprake), nga të cilët 390 janë me mbështetje oksigjeni dhe 31 me ventilim mekanik invaziv/jo invaziv.

Gjithsej 866.227 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. I vaksinuar plotësisht (me dy
doza) janë 842.917, kurse dozën e tretë e kanë marrë 128.268 persona.

Vaksinimi me dy doza vaksine kundër kovid-19 në popullatën mbi 18 vjeç është 50.6%, përkatësisht 46.7% mbi 12 vjeç. Vaksinimi me dy doza në popullsinë e përgjithshme është 40.7%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button