Mbrëmë dhe sot në mëngjes janë regjistruar katër tërmete të dobëta në rajonin Ohër-Strugë

Mëngjesin e sotëm (01.01.2022) është regjistruar tërmet 100 km në jug të Shkupit që vinte nga rajoni Peshtan-Ohër-Strugë, njoftoi Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 03:22 minuta me magnitudë lokale Rihter ML2.6 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata e Ohërit,ë Strugës, Resnjës dhe rrethinës.

Ndërkohë, në po të njëjtin rajon mbrëmë janë regjistruar tre tërmete.

Pas dy tërmeteve të para pas orës 21:00, në orën 23:05 u regjistrua një tërmet i ri, i tretë me radhë me magnitudë 2.8 ballë të shkallës Rihter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button