NP “Parkingu i Qytetit” do t’i ulë çmimet për parkim në Shkup nga 1 marsi

Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit” – Shkup dje ka marrë vendim për uljen e çmimit të parkimit në Shkup nga 1 marsi i këtij viti, transmeton Meta.mk.

Me këtë vendim, çmimi për parkim zvogëlohet në parking zonal, në zonën A0 nga 100 në 75 denarë, në zonën A nga 50 në 40 denarë, në zonën B nga 40 në 30 denarë, ndërsa në zonën C dhe D parkimi do të zvogëlohet nga 30 në 25 denarë për 1 orë.

“Me këtë vendim të Bordit Drejtues të NP “Parkingu i Qytetit”, konfirmohet dhe realizohet premtimi për parkim më të lirë për banorët e Shkupit”, thonë nga administrata e qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button