Stoltenberg: NATO këtë javë do t’i përgjigjet propozimit të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se këtë javë do t’i përgjigjet me shkrim propozimit të dërguar nga Rusia muajin e kaluar në lidhje me marrëveshjen me NATO-n, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për CNN, Stoltenberg tha se pas mesazheve, nga Kremlini presin një përgjigje për propozimin e tyre, duke shtuar se ata do të dërgojnë një përgjigje me shkrim nga NATO këtë javë.

“Aktualisht jemi duke finalizuar propozimet tona, tekstin e shkruar. Do t’ua dërgojmë këtë javë. Do ta bëjmë paralelisht me SHBA-në, sepse SHBA-të kanë marrë një propozim disa javë më parë. Edhe ne kemi marrë një draft të ngjashëm. Në thelb do të themi se jemi gati të ulemi dhe të flasim”, tha Stoltenberg.

NATO është e gatshme të diskutojë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën e aktiviteteve ushtarake, mekanizmin e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane, tha njeriu i parë i aleancës.

“Jemi të gatshëm të dëgjojmë shqetësimet e Rusisë”, tha Stoltenberg, duke theksuar se “ende ka hapësirë për rrugën diplomatike” për zgjidhjen e krizës Ukrainë-Rusi.

Ai theksoi se Rusia duhet të de-përshkallëzojë tensionet dhe të jetë e gatshme të takohet me NATO-n në mirëbesim.

“NATO nuk do të vendosë njësi luftarake në Ukrainë. Por ne duhet të sigurohemi që jemi gati dhe se nuk ka mosmarrëveshje për angazhimin tonë për mbrojtjen e të gjithë aleatëve, veçanërisht në lindje të aleancës”, tha Stoltenberg.

Rusia ka bërë më parë një sërë propozimesh në të cilat mohon qëllimin e agresionit kundër Ukrainës dhe kërkon garanci sigurie nga Perëndimi, duke përfshirë mos hyrjen e Ukrainës në NATO dhe mosvendosjen e armëve të NATO-s në tokën ukrainase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button