U sulmua baza ushtarake franceze në Mali
Një sulm me raketë është kryer ndaj bazës ushtarake franceze në rajonin Gao të Malit, në të cilën ndodhet baza kryesore ushtarake e Francës, në të njëjtën kohë njihet edhe si qendra e Operacionit “Barkhane” të cilin vendi e kryen në rajon që nga viti 2013 e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Teksa nuk janë dhënë detaje lidhur me ngjarjen, Ministria e Mbrojtjes së Italisë deklaroi se nuk ka asnjë të plagosur nga 20 ushtarët italianë që ndodhen me mision në bazë.
Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini po ndjek situatën nga afër.
Gao në të cilën ndodhet baza kryesore ushtarake e Francës, në të njëjtën kohë njihet edhe si qendra e Operacionit “Barkhane” të cilin vendi e kryen në rajon që nga viti 2013 e deri më tani.