Tetovë, nga sot këta rrugë do të jenë njëkahëshe
Komuna e Tetovës njoftoi se sot filloi zbatimi i rregullores së re për rrugët njëkahëshe brenda në qytet, vendim ky i cili u miratua nga Këshilli Komunal, transmeton Portalb.mk.
Nga Komuna njoftojnë ky vendim vjen për të përmirësuar kushtet e qarkullimit në komunikacion.
“Në disa rrugë të qytetit Sektori për Veprimtari Komunale ka filluar me vendosjen e shenjave të komunikacionit për të rregulluar rrugët njëkahëshe”, thanë nga Komuna e Tetovës.
Rrugët të cilët do të jenë njëkahëshe janë:
- “Probishtipska”,
- “Nikolla Tesla”,
- “Ljubo Bozinovski – Pish”
- Rrugët prej te “Eski Xhamia” deri te shkolla “Bratstvo – Migjeni”.
Nga atje apelojnë që rregullat e reja të respektohen që të shmanget kaosi në komunikacion.