Studim: Doza e katërt nuk shmang infeksionin nga varianti Omicron

Një grup studiuesish në një spital të Izraelit thanë se gjetjet paraprake të një studimi sugjerojnë se doza e katërt e vaksinës kundër Covid-19, nuk ndihmon për të shmangur infeksionin nga varianti Omicron, transmeton VOA.

Mjekët e spitalit ‘Sheba’ thanë se u kishin dhënë një dozë të katërt të vaksinës Pfizer-BioNtech apo Moderna, 274 punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe se kishin zbuluar se megjithëse përforcuesi rriste nivelin e antitrupave, ai nuk e parandalonte përhapjen e Omicron-it.

Izraeli ka ofruar  dozë të katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç. Ky vend ka qenë ndër të parët që ka vaksinuar popullatën dhe ka ofruar dozën përforcuese.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se ky informacion do të merret në konsideratë për të vendosur nëse programi i imunizimit të popullatës, do të zgjerohet duke shtuar një tjetër dozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button