Gjobë për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç në Greqi

Nga kjo e hënë në Greqi hyn në fuqi vendimi se të gjithë personat e pavaksinuar mbi 60 vjeç do të gjobiten me nga 100 euro çdo muaj, raporton EN. Fillimisht gjoba për janarin do të jetë 50 euro si një mënyrë për të rritur nivelet e vaksinimit dhe për të lehtësuar presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor.

Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se 90 për qind e njerëzve mbi 60 vjeç janë vaksinuar ose kanë rezervuar një takim vaksinimi.

Nga ky vendim i ndëshkimit pritet të preken rreth 300.000 njerëz.

Punonjësit shëndetësorë që nuk kanë marrë një dozë kundër Covid-19 janë pezulluar dhe përballen me mundësinë e shkarkimit nëse nuk respektojnë rregullat e vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button