Ekstremizmi i djathtë, kërcënimi më i madh për shoqërinë gjermane

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha se ekstremizmi i djathtë është kërcënimi më i madh për demokracinë dhe shoqërinë pluraliste në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faeser, në takimin e organizuar nga Shoqata Gjermane e Shërbimit Civil (DBB), deklaroi se detyra e saj si ministre e Brendshme është të kundërshtojë të gjitha llojet e ekstremizmit.

“Por tani kërcënimi më i madh për demokracinë tonë dhe shoqërinë e hapur dhe pluraliste është ekstremizmi i krahut të djathtë”, tha ajo. Faeser kërkoi që askush mos ta neglizhojë këtë kërcënim.

Ajo deklaroi se do t’i largojnë më shpejt nga postet publike “armiqtë e kushtetutës”, duke theksuar se ata që nuk i përmbahen fort kushtetutës nuk kanë vend në zyrat e qeverisë.

Faeser, e cila deklaroi se kishte përshtypjen se shkarkimi i këtyre personave mori shumë kohë, tha se në vend duhet të përcaktohen kushtet kornizë për të ndërmarrë veprime më të shpejta dhe më të vendosura për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button