Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se nesër, 10 janar 2022, fillon periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, raporton Koha.net.

“Task Forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, thuhet në njoftimin e MASHTI.

Përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.

Ndërkohë, video-mësimet do të vazhdojnë të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), dhe ato mund të gjenden edhe në kanalin zyrtar të MASHTI – https://emesimi.rks-gov.net/shq/.

Ministria e Arsimit fton të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK-ja, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik dhe të kemi mbarëvajtje të procesit mësimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button