Komandanti që udhëhoqi forcat ruse në Kosovë, tash po e bën në Kazakistan

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kazakistan nga presidenti tashmë i dorëhequr, Kassym-Jomart Tokayev, ai kërkoi ndihmë nga liderët e vendeve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

Në ndihmë ish-presidentit të Kazakistanit i erdhi Rusia, e cila dërgoi trupa ushtarake në Kazakistan, trupa këto që po i udhëheq Andrey Serdyukov, që është komandant i Forcave Ajrore Ruse, i cili kishte udhëhequr forcat ruse edhe gjatë luftës në Kosovë dhe gjatë tensioneve në Krime të Ukrainës, ka bërë të ditur fotoreporteri Pierre Crom, transmeton Klankosova.tvKlankosova.tv.

Situata në Kazakistan po vazhdon të jetë e rëndë, ku deri më tani raportohet se nga protestat e dhunshme 18 njerëz kanë humbur jetën, protesta këto që nisën më 2 janar, si pasojë e rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm dhe situatës socio-ekonomike

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button