Shqipëri vs Lituani, Çani kërkon fitore, debuton Rama
Pas fitores 1-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e të premtes të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2014, sonte me fillim në ora 20:00, kuqezinjtë presin Lituaninë në stadiumin Qemal Stafa, për të cilën Çani mendon se do të jetë një test i rëndësishëm për të provuar qëndrueshmërinë e kombëtares.
“Është një test i rëndësishëm për ne takimi ndaj Lituanisë. Edhe pse një miqësore na duhet të forcojmë pozitat dhe bëhemi gati për takimin e kthimit që do të luajmë në qershor me Norvegjinë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe ftojmë tifozët të na përkrahin”, ka deklaruar sulmuesi i Catanias në konferencën për shtyp të mbajtur dje.
Sulmuesi kosovar i Real Valladolid, Valdet Rama, sonte do të bëjë debutimin e tij me fanellën kuqezi.
Trajneri Gianni De Biasi tashmë ka caktuar formacionin për miqësoren ndaj Lituanisë, dhe në ekip spikat edhe emri i Ramës.
Sulmuesi i Valadolidit ende nuk është pajisur me pasaportë shqiptare, që është arsyeja se pse ai për momentin të mund të aktivizohet vetëm në ndeshje miqësore dhe jo edhe në takimet zyrtare.