RMV, nuk ka teste PCR në institucionet shtetërore, testet e shpejta janë më pak efektive në zbulimin e omicronit

25 për qind e testeve PCR kryhen në institucionet shtetërore shëndetësore, sipas shifrave të publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë. Dy ditët e paraprake ishin edhe më pak, 20 dhe 5 për qind, shkruan Sdk.mk

Në kohën kur varianti omikron i koronavirusit po merr përmasa në Maqedoni, qytetarët ankohen se nuk ka kushte për testim në institucionet shtetërore dhe nuk mund të përballojnë që e gjithë familja të testohet privatisht. Ka oferta të ndryshme për testim në laboratorë privatë, si dhe pako familjare, ndërsa çmimet variojnë nga 5000 denarë e lart për një familje katër antarëshe.

Dy mjekë amë të cilët i kotaktoi Sdk.mk konfirmojnë se është e vështirë të gjenden termine të lira për analizat PCR në institucionet publike shëndetësore.

Problem shtesë për qytetarët është se testet e shpejta në farmaci nuk janë aq efektive në zbulimin e llojit omikron, veçanërisht në ditët e para të infektimit, sipas hulumtimeve të reja.

Një i till është studimi amerikan i kryer në  dhjetor, i cili sugjeron se testet e antigjenit të përdorura zakonisht në shtëpi mund të dështojnë në zbulimin e infeksionit omicron, edhe kur njerëzit kanë nivele të larta të koronavirusit.

Në studim, 30 pjesëmarrës të infektuar iu nënshtruan testeve PCR dhe testeve të shpejta të antigjenit. Mesatarisht, testet e antigjenit treguan rezultat pozitiv tre ditë pas testit PCR pozitiv. Në katër raste, personat e transmetuan koronavirusin te të tjerët edhe pse testi i antigjenit tregoi test negativ, sipas studimit të kryer nga Grupi amerikan i punës për kovid-19  në sport dhe shoqëri.

Rezultatet janë në përputhje me provat fillestare se testet në shtëpi nuk arrijnë të zbulojnë rastet e omicronit në ditët e para të infeksionit.

“Të dhënat paraprake sugjerojnë se testet e antigjenit zbulojnë omicronin, por mund të kenë ndjeshmëri të reduktuar”, njoftoi Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA), që do të thotë se testet e shpejta shpesh japin rezultate të rreme negative.

Dje, në Maqedoni zyrtarisht u regjistruan 1375 raste të reja pozitive me kovid-19 nga 7188 testime të kryera. Nga këto 7.188, teste PCR janë 4.091, nga të cilat 992 në institucionet shëndetësore publike.

Ditën paraprake janë bërë 3489 teste PCR, prej të cilave 702 janë shtetërore. Sipas shifrave të datës 3 janar janë kryer 1.137 teste PCR, nga të cilat 62 në institucionet shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button