Estonia planifikon të furnizojë Ukrainën me armë të rënda

Estonia ka marrë vendim për mbështetjen e Ukrainës në situatën e saj aktuale të sigurisë. Plani është që të dhurohen dhe dërgohen sisteme raketore dhe artilerie të dizajnuara për mbrojtjen antitank, raporton Agjencia estoneze e lajmeve, transmeton Portalb.mk.

Vendimi shënon një ndryshim të politikës dhe pasqyron shkallën e shqetësimit që ndjehet në Estoni mbi synimet e Rusisë. Me kalimin e viteve, pas aneksimit të Krimesë, Estonia i ka ofruar Ukrainës armë më të lehta dhe pajisje mjekësore dhe ka ofruar trajnime në Talin për personelin ukrainas.

Vitin e kaluar, Estonia dorëzoi rreth 2.400 pistoleta Makarov në Ukrainë. Sidoqoftë, situata tani kërkon kalibra më të rëndë. Synimi është të dërgohen raketa 122 milimetrash Howitzer dhe Javelin në ushtrinë ukrainase, tha Peeter Kuimet, kreu i Departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar në ministrinë e mbrojtjes në një intervistë për ERR News më 30 dhjetor.

Megjithatë, dërgesa të tilla kërkojnë leje nga vendet e origjinës, të cilat janë SHBA, Finlanda dhe Gjermania. Raketat Javelin e kanë origjinën nga SHBA, ndërsa drit; jeshile për Howitzers – artileri e tërhequr në terren – nevojitet nga Finlanda dhe Gjermania. Finlanda bleu Howitzer nga Gjermania përpara se t’i shiste ato në Estoni në 2009.

Kërkesa estoneze mund të shkaktojë disa “kokë-dhimbje” në Helsinki pasi Finlanda i është bindur rreptësisht parimit për të mos dërguar industrinë e saj të armëve në zonat e konfliktit. Ministria finlandeze e mbrojtjes ka konfirmuar mbërritjen e kërkesës së Estonisë dhe tha se do të marrë vendimin përfundimtar pas konsultimeve me ministrinë e jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button