Qeveria e re holandeze do të ketë numër rekord të grave
Një numër rekord grash do të përbëjnë qeverinë e ardhshme holandeze pasi koalicioni i ardhshëm publikoi listën e tij të ministrave dhe sekretarëve të shtetit të dielën më 2 janar, transmeton Portalb.mk.
14 nga 29 ministrat dhe sekretarët e shtetit do të jenë gra, përfshirë 10 nga 20 ministra.
Koalicioni katërpartiak do të betohet më 10 janar pasi arriti marrëveshje në dhjetor – 271 ditë pas zgjedhjeve në mars – duke i dhënë kryeministrit Mark Rutte mandatin e katërt në detyrë.
Ministri paraprak i financave dhe udhëheqësi i qendrës së djathtë, Wopke Hoekstra, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj shpenzimeve, do të bëhet ministër i Jashtëm. Ish-ministri i Jashtëm Sigrid Kaag do ta zë vendin e tij.
Ernst Kuipers, i cili ishte përgjegjës për lëvizjen e pacientëve me koronavirus në të gjithë vendin, do të zëvendësojë Hugo de Jonge si ministër të shëndetësisë.