Karburantet lirohen për një denarë për litër

Karburantet e benzinës dhe dizelit prej nesër lirohen për një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të rafineruara dhe çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,91 gjegjësisht për 1.36 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 arrin 82,5 ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84 denarë për litër. EURODISEL (D-E V) do të kushtojë 70, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 58,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,541 denarë për kilogram për uljen e  çmimit me pakicë të mazutit M-1 NS dhe tani arrin 42,464 denarë për kilogram.

Si shkak për uljen e çmimit me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE e theksojnë çmimin për 3,1 për qind më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,96 për qind  kursin e ulët të denarit në krahasim me dollarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button