Nesër pritet të vendoset për çmimin e rrymës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni rregullator për shërbime energjetike dhe ujore (KRRE), nesër në seancë kryesore do të sjellë vendim përfundimtar për çmimin e energjisë elektrike që do të vlejë nga 1 janari i vitit që vjen, raporton MIA. Në mbledhjen e sotme përgatitore janë prezantuar mekanizmat e jashtëzakonshëm që KRRE për herë të parë i aktivizon në gjendjen e krizës.

Priten edhe vërejtje që do të dorëzohen në formë të shkruar nga kompanitë energjetike që do të shqyrtohen në mbledhjen kryesore dhe do të sillet vendim përfundimtar.

Çmimi i ri i rrymës për shfrytëzuesit e tregut rregullator do të vlejë në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. Të gjitha kompanitë energjetike tashmë kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Derisa po renditen analiza të shumta për përqindjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël në vend, të dhënat statistikore tregojnë se shumica e amvisërive nuk kanë burime alternative, për furnizim me energji elektrike, që mund t’i ulin faturat mujore nga EVN Home.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button