Tetovë, do të rriten çmimet e parkingjeve (Dokument)

Çmimet e parkingjeve që funksionojnë nën kompetenca të Komunës së Tetovës do të rriten, pasi kështu vendosi këshilli i Komunës në seancën e katërt që u mbajt dje, shkruan Portalb.mk.

Me 18 vota për, Këshilli votoi çmimoren e re për parkingjet në Tetovë.  Me këtë cmimore ndryshohet shuma e kompenzimit për shërbimin e shfrytëzimit të parkingjeve të teritorit të Komunës Tetovës.

Më poshtë mund të shihen ndryshimet e çmimeve.

Parkingjet e mbyllura:

Zona A

  • Çmimi për një orë nga 30 den-40 den
  • Parapagesa mujore nga 4000 den-6000 den
  • Parapagesa mujore për banorë vetura e parë/dytë nga 200/400 den – 400/800 den
  • Parapagesa vjetore për banorë vetura e parë/dytë nga 2000/4000-4000/8000 den

Zona B

  • Çmimi për një orë nga 20 den-30 den
  • Parapagesa mujore nga 3000 den-5000 den
  • Parapagesa mujore për banorë vetura e parë/dytë nga 150/300 den – 300/700 den
  • Parapagesa vjetore për banorë vetura e parë/dytë nga 1500/3000-3000/7000 den

Zona C

  • Çmimi për një orë nga 15 den-20 den
  • Parapagesa mujore nga 2000 den-3000 den
  • Parapagesa mujore për banorë vetura e parë/dytë nga 100/200 den – 200/400 den
  • Parapagesa vjetore për banorë vetura e parë/dytë nga 1000/2000-2000/4000 den
Parkimi Zonal:

Zona A

  • Çmimi për një orë nga 30 den-40 den
  • Parapagesa vjetore nga 80.000 den-60.000den

 Zona B

  • Çmimi për një orë nga 30 den-40 den
  • Biletë ditore nga 250 den -350 den
  • Parapagesa mujore për banorë vetura e parë/dytë nga 250/500 den – 375/625 den
  • Parapagesa mujore nga 5000 den -7000 den
  • Parapagesa vjetore nga 50.000 den -40.000 den
Parapagesa mujore për shfrytëzimin e të gjitha parkingjeve të mbyllura për shfrytëzimin e të gjitha parkingjeve të mbyllura në një zonë:

Zona A

  • Nga 5000 den -10.000 den

Zona B

  •  Nga 4000 den-9.000 den
Parapagesa mujore/vjetore për shfrytëzimin e të gjitha parkingjece të mbyllura në të gjitha zonat 

Zona A B C

  • Nga 6000/60.000 den -8000/80.000 den

Kompensim për shërbimin e marimangës 

  • Për pagesë në vend nga 1000 den-1300 den
  • Për automjet veç më të menjanuar /zhvendosur nga 1500 den-1800 den

Mjetet e grumbulluara nga kompenzimi për shfrytëzimin e parkimeve publike dhe siperfaqeve publike në  teritorin e Komunës së Tetovës  përbëjnë të hyrat e ndërmarjes publike “Parkingu i Qytetit Tetovë“

Ndryshim i çmimores
Ndryshim i çmimores

Debatin për ndryshimin dhe plotësimin e çmimores për parkingjet mund ta ndiqni në videon më poshtë nga ora 3:16:12.

Ndryshe, Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e katërt e miratoi propozim-buxhetin e komunës për vitin 2022. Buxheti për këtë vit është 26 milionë euro ndërsa deficiti është mbi 500 mijë euro. Sipas kryetarit të komunës, Bilall Kasami, ky është një buxhet krize pasi i njëjti është i përcaktuar në korniza ligjore që nënkupton mesataren e realizimit të tre viteve të fundit. Nga grupi i këshilltarëve të BDI-së thonë se buxheti është më shumë shpenzues se sa buxhet ekonomik kurse nga nisma”Më mirë për Tetovën” shprehen se propozuan zvogëlimin e shpenzimeve të panevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button