Gjysmës së femrave nuk i pëlqen vetja

Gjysma e vajzave dhe grave nuk ndihen mirë për pamjen e tyre të jashtme, tregoi një anketim i realizuar nga një kompani produktesh kozmetike në Britaninë e Madhe.

Ironikisht, 88% e të anketuarve thanë se bukurinë nuk e lidhin me rininë, por me vetëbesimin që kanë pasur mbi pamjen e tyre, në momente të caktuara të jetës.

“Çfarë të bën me të vërtetë të bukur? Besimi tek pamja jote. Vjen një pikë në jetë, në të cilën pranon atë që je dhe përpiqesh të përmirësohesh e të ndihesh sa më mirë me atë që ke”, tha njëra prej drejtueseve të studimit.

Sipas sondazhit, ndërsa shumica e vajzave kanë si shqetësim kryesor celulitet, gjendjen e flokëve, lëkurë apo garderobën, shqetësimi për peshën dhe kilet e tepërta shndërrohet në kryesorin me kalimin e viteve, sidomos mbi moshën 40-vjeçare.

Në një tjetër anketim të kryer nga një tjetër kompani estetike më parë gjatë javës, mbi aktivitetet në lidhje me mbajtjen e trupit në formë që shqetësojnë më shumë femrat, depilimi, stilimi i flokëve dhe rregullimi i vetullave figuronin në krye të listës.

Lajme të ngjashme

Back to top button