Për shkak ndërprerjes së rrymës, u kërkua ndihma e Policisë për të kontrolluar komunikacionin në Shkup

Ndërmarrja Publike “Rrugët dhe rrugicat” ka kërkuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut që të kontrollojë nesër komunikacionin, pasi EVN-ja ka paralajmëruar ndërprerjen e rrymës elektrike për një pjesë të semaforëve të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Pas paralajmërimit nga EVN-ja se një pjesë e semaforëve nga qendra e qytetit se nuk do të punojnë nesër (25.12) nga ora 8 deri në ora 15:30, I ftojmë autoritetet përgjegjëse të rregullojnë komunikacionin, gjegjësisht MPB-në, që mos të lejohen kolona të gjata nëpër qytet në këtë periudhë të ditës”, deklarojnë nga Ndërmarrja.

Raportohet që nesër nuk do të funksionojnë semaforët te “Vero Jumbo”, “13 Nëntori”, Fakulteti Juridik dhe rruga “Mirçe Acev”, pjesa te parkingu i hotel “HolidayInn”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button