Nëse zgjedhjet do të ishin parlamentare BDI-15, PDSH 8, RDK 2 deputetë

Nëse zgjedhjet që u mbajtën të dielën do të ishin parlamentare, shumicën në Parlament sërish do ta merrte VMRO-DPMNE-ja,  ndërsa të dytët në radhë do të ishin përfaqësuesit e LSDM-së.

Të dielën në zgjedhje sipas KSHZ-së, kanë votuar 1.167.757 votues, ndërsa partia e Gruevskit ka marrë 403.000 vota, e Cërvenkovskit 288.000, BDI 137573 vota, PDSH-ja 76668 dhe RDK-ja 26881 vota shkruan netpress.

Në rast se këto vota pasqyrohen në mandate deputetësh në Kuvend, sipas analizës së Netpress qëndron kështu:

VMRO-DPMNE

Sipas votave të kryetarëve 56 deputetë

Sipas votave të këshilltarëve 55 deputetë

LSDM

Sipas votave të kryetarëve 37 deputetë

Sipas votave të këshilltarëve 39 deputetë

BDI

Sipas votave të kryetarëve 15 deputetë

Sipas votave të këshilltarëve 14 deputetë

PDSH

Sipas votave të kryetarëve 8 deputetë

Sipas votave të këshilltarëve 8 deputetë

RDK

Sipas votave të kryetarëve dhe këshilltarëve 2 deputetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button