RMV, nuk do të ketë zhvendosje të pushimit dimëror, gjendja me korona virus në shkolla është stabile

Pushimi dimëror tre javor do të jetë në periudhën e rregullt, sipas kalendarit të MASH-ti, tha ministrja e Arsimit, Mila Carovska dhe shtoi se, nuk ka nevojë për zhvendosjen e tij pasi gjendja me koronën në vend edhe më tej është stabile, transmeton Portalb.mk.

Carovska deklaroi se, në rast se gjendja me koronën ndryshohet në mënyrë drastike për shkak të rrezikut me omicron, atëherë MASH ka përgjegjësi të shqyrtojë situatën dhe së bashku me Komisionin për Sëmundje Infektive të sjell vendim i cili do të jetë në interes të nxënësve dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Në lidhje me mësimin i cili nga shtatori zbatohet me prezencë fizike, Carovska theksoi se deri më tani tregon rezultate të shkëlqyera.

“Respektohen protokollet, mbrohet shëndeti publik, ndërsa nxënësit kanë kushte adekuate për mësim në shkolla. Skriningu i realizuar nga Ministria e Shëndetësisë tregoi se gjendja është stabile. MASH mbledh në bazë ditore të dhëna dhe përqindja e rasteve të reja pozitive nuk rritet më shumë se 0,3, ndërsa javët e fundit nuk është as më shumë se 0,2 përqind”, theksoi Carovska.

Ajo shtoi se, në asnjë moment rastet aktive me korona virus te nxënësit që ndjekin mësim me prezencë fizike nuk ka tejkaluar 0,3 përqind, që dëshmon për stavilitetin e gjendjes, ndërsa interes më i lartë i nxënësve momentalisht është të jenë në shkolla.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button