MALMED: Afati i vaksinave të “Fajzer”-it është vazhduar nga gjashtë në nëntë muaj

Agjencia Evropiane për barna (EMA) e vazhdoi afatin për përdorimin e vaksinës Comirnaty prej gjashtë deri në nëntë muaj, njofton Portalb.

“Në pajtim të ndryshimit të kryer, bartësi i lejes Pfizer SRB sh.p.k parashtroi dokumentacion për miratim të variacionit edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta është miratuar me 20.10.2021 nga ana e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Më 29.11.2021, Komisioni për siguri dhe shpallje pranë MALMED-it, në seancë e miratoi Letrën për punonjësit shëndetësor për vazhdim të afatit për përdorimin e vaksinës Comirnaty. E njëjta është shpërndarë deri tek punonjësit shëndetësor në ekipet e vaksinimit”, informuan nga MALMED.

Nga atje shtojnë se raporti përmbledhës i vetive të barit dhe Udhëzuesit për përdorim rregullisht azhurnohen dhe në to shkruan afati i ri për përdorimin e shishkave të ngrira, i cili është vazhduar prej gjashtë deri në nëntë muaj. Kushtet e ruajtjes ngelen të pandryshueshme (në temperatur prej  -90 °C deri -60 °C).

Në kuadër të afatit të përdorimit prej nëntë muajve të shishkave të ngrira mund të ruhen dhe të transportohen në temperaturë prej -25 °C deri në -15 °C afat i njëfishtë prej më së shumti dy muaj dhe mund të kthehen në temperaturë prej  -90 °C deri në -60 °C .

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED) këtë vendim publikisht e ka shpallur në ueb faqen e saj në nëntor të vitit 2021 dhe e njëjta shërben për informimin e punonjësve shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button