Vendet e BE-së planifikojnë të blejnë bashkërisht barnat kundër COVID-19

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, ashtu si për vaksinat kërkojnë përparimin e punimeve për të blerë në mënyrë të përbashkët si vende të Unionit, barnat e prodhuara për trajtimin e të prekurve me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Teksa vazhdon Samiti i Liderëve të BE-së, për opinionin publik u njoftua pjesa e deklaratës pas bisedimeve të samitit lidhur me COVID-19.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja mbi përhapjen e variantit Omicron në të gjithë Evropën dhe rëndësinë për rritjen e vaksinimeve kundër rritjes së numrit të rasteve.

“Krahas vaksinimit duhet të përparohet zbatimi i strategjisë së BE-së për barnat e COVID-19, përfshirë sigurimin e përbashkët”, thuhet në deklaratë.

Komisioni Evropian kishte njoftuar se pas prodhimit, vaksinat kundër COVID-19 u blenë masivisht në emër të vendeve të BE-së dhe falë kësaj vaksinat u siguruan më lirë.

Liderët e BE-së theksuan se vendet nuk duhet të pengojmë në mënyrë disproporcionale lëvizjen e lirë në çështjen e udhëtimeve.

Ndër të tjera u kërkua që të paraqitet një qëndrim i koordinuar lidhur me afatin e vlefshmërisë së certifikatës dixhitale për COVID-19 të BE-së që përdoret për udhëtimet në vendet e Unionit. Po ashtu u theksua se KE-ja do të kryejë një punim ligjor lidhur me këtë çështje.

Liderët potencuan se pandemia do të mposhtet me bashkëpunim global dhe se BE-ja për rritjen e vaksinimeve në përmasa globale, do të vazhdojë dhurimin dhe eksportin e vaksinave kryesisht për vendet afrikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button