Terim nuk i ka humbur shpresat me Real Madrid-in

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, mendon se jo gjithçka ka marrë fund për skuadrën e tij sa i përket Ligës së Kampionëve.

Klubi turk është në disavantazh prej 3-0 ndaj Real Madridit nga sfida e parë çerekfinale në Bernabeu, por 59-vjeçari nuk i ka humbur të gjitha shpresat.

“Gjithçka është e mundur në futboll, por kur luan kundër Real Madridit gjërat nuk janë të lehta”.

“Galatasaray do të provojë gjithçka. Jam i sigurt për ambiciet dhe entuziazmin e lojtarëve të mi. Jemi përgatitur për cilindo rezultat”, ka deklaruar Terim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button