Gjermani, mungesë e vaksinave kundër Covid-19 për tremujorin e parë të të ardhshëm

Në Gjermani nuk ka mjaftueshëm vaksina të koronavirusit për tremujorin e parë të vitit 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, në programin Tagesthemen të Kanalit të Parë të Televizionit Gjerman, tha se rezervat dhe porositë e vaksinave janë të pamjaftueshme për tremujorin e parë të 2022.

“Ne me të vërtetë nuk kemi vaksina të mjaftueshme. Kjo situatë befasoi shumë njerëz në numërimin e vaksinave, gjithashtu edhe mua”, tha Lauterbach.

Lauterbach tha se po bën përpjekje për të mbushur këtë boshllëk dhe shpreson të japë një mesazh pozitiv në ditët në vijim.

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, Hanno Kautz, në konferencën për media të mbajtur në Berlin tha se për shkak të llojit Omicron të koronavirusit është e nevojshme të vaksinohen shpejt një numër i madh njerëzish.

“Për këtë shkak ne kemi nevojë për më shumë vaksina”, tha Kautz.

Kautz, i cili nuk dha informacione se sa vaksina mungojnë, theksoi se vazhdojnë negociatat me prodhuesit e vaksinave.

Kautz tha se Lauterbach do të japin informacion mbi këtë çështje në konferencën për media që do të mbahet nesër.

Në Gjermani qeveria synon të aplikojë 30 milionë vaksina Covid-19 deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button