Ministrat e BE-së i miratuan konkludimet, nuk ka datë për Shkupin dhe Tiranën

Pas mbledhjes tërë ditore në Bruksel, Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian i miratoi konkludimet për zgjerim. Konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë priten sa më shpejtë të jetë e mundur, por pa u përmendur se kur, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli me padurim e pret anulimin e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur pas miratimit të kornizës negociuese nga ana e Këshillit”. Kjo theksohet në konkludimet e sotme për zgjerim të cilat i miratuan ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian të Këshillit për Punë të Përgjithshme”,

As ky dhe as këshilli i fundit gjatë presidencës gjashtë mujore sllovene me Bashkimit Evropian nuk solli datë për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Sekretari shtetëror slloven për çështje evropiane, Gashper Dovzhan nga pozicioni i vendit kryesues me Bashkimin Evropian pas mbledhjes tha se është i kënaqur që me kolegët ministra dhe sekretarë shtetërorë njëzëri i dakorduan konkludimet për procesin e zgjerimit dhe stabilizim asocimit.

“Ajo që është e rëndësishme janë konkludimet e Këshillit, nuk i krahasojmë me përcaktimet e mëhershme, disa formulime janë këtu prej para dy muajve dhe më shumë, por për shkak se negociatat për dokumente të tilla janë shumë gjatë, definitivisht do ta vlerësoja ditën e sotme si sukses”, deklaroi Dovzhan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button