Shënohet dita e Romëve, Ivanov thotë se Maqedonia është shembull për të drejtat e tyre

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot dërgoi urim deri te anëtarët e bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë me rastin e ditës ndërkombëtare të romëve – 8 Prill.

“Republika e Maqedonisë krenohet me pjesëtarët e bashkësisë rome, të cilët janë pjesë e pandarë e shoqërisë së Maqedonisë dhe me shkallën e të drejtave të cilat i gëzojnë si shembull për të gjithë botën. Në vendin tonë romët kanë mundësi të shkollohen në gjuhën e tyre amtare,  ta zhvillojnë kulturën e tyre  dhe traditat, të votojnë për partitë e tyre dhe kandidatët, dhe të jenë të përfaqësuar në të gjitha institucionet e shtetit”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.
Procesi i përmirësimit të mëtutjeshëm të pozitës ekonomike dhe sociale të romëve, sipas presidentit, nuk ndalet dhe kërkon aktiviteteve të përditshme dhe angazhim maksimal. 
“Të jeni të bindur se në institucionin e presidentit dhe në personalitetin tim keni përkrahës të besueshëm dhe të  përkushtuar në këtë proces”, tha Ivanov.

Në urimin thuhet se 8 Prilli është ditë të cilën me krenari e feston pakica më e madhe etnike në Evropë dhe e cila është mundësi e mirë të afirmohet historia dhe kultura e romëve, por edhe të negociohet për sfidat aktuale me të cilat përballen.

Lajme të ngjashme

Back to top button