Mëngjesin e sotëm është ndjerë tërmet në pjesët jugore të Maqedonisë së Veriut
Tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mëngjesin e sotëm në orën 06:00 e 48 minuta në pjesët jugore të territorit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra ishte 138 kilometra në jug të Shkupit në Greqinë fqinje, me magnitudë lokale prej 3.1 ballë të shkallës Rihter.