Gucati: ZPS-ja bashkëpunon me kriminelë serbë

Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është pyetur nëse ka thënë në një intervistë se ZPS-ja bashkëpunon me gjykata serbe dhe merr materiale nga Serbia kundër anëtarëve të UÇK-së, raporton Koha.net.

“E tash edhe sot paradite. Po bashkëpunoni me kriminel serbë dhe me Vukçeviqin që ka qenë kryeprokuror serb për krime lufte”, ka thënë Gucati.

Gucati ka thënë se në asnjë moment nuk e ka inkurajuar as ai e as Nasim Haradinaj personin që të dorëzonte dokumente në OVL-UÇK. Atij i është treguar një video e konferencës së tretë ku kishin përmendur “pjata fluturese”.

Ai ka thënë se nuk është faji i askujt që është propozuar një pseudonim.

“Nasimin e përkrahi në atë drejtim. Nuk është detyrimi ynë të ruajmë hajnat a vjedhin në vende të ndryshme”, ka thënë Gucati i cili ka insistuar se nuk e ka inkurajuar atë. “Me na pru dokumente e me na bë probleme nuk e kemi inkurajuar. Qe 15 muaj jemi në burg. Nuk i kemi thënë atij shko vidhi dokumentet në Holandë e sillna në Prishtinë. Faktoma këtë punë se është e vërtetë, e do të jem pjesë e fajit. Faktoma se unë e Nasimi i kemi thënë shko vidhi dokumentet e bjeri në organizatë të veteranëve. S’është fare e vërtetë. Ai s’ka pasur nevojë për inkurajim, i sillte vet. I solli edhe herën e dytë edhe të tretë. Çfarë arsyeje kishte ai. Tregoma arsyen”.

Avokati i Nasim Haradinaj, Toby Cadman, i cili është i prekur me koronavirus dhe ka ndjekur nga distanca seancën, siç ka ndjekur edhe Haradinaj, ka thënë se temperatura i ka shkuar në 39 gradë Celsius. Ai ka kërkuar që të dorëzohen dokumentet që janë shfaqur në seancë, pasi nuk kanë mundur të shohin.

E Haradinaj i pyetur nëse do të ndjekë nesër seancën sërish online, ai ka thënë se vet preferon po, e pasnesër do të jetë në sallë. Ai thotë se e bën këtë për të mos rrezikuar askënd. Por për këtë ka thënë se do të flasë edhe një herë me avokatin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button