Ermira Mehmeti: Vetëm shqiptarët të interesuar për perspektivën integruese

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, në faqen e saj në facebook ka komentuar ngjarjet e fundit, që lidhen me protestat qe qytetarëve, duke konstatuar se po harrohet  Samiti i qershorit BE –së, apo edhe çështja e emrit.

Mehmeti thekson se edhe njëherë po dëshmohet se vetëm shqiptarët  janë sinqerisht të interesuar për perspektivën integruese të vendit.

“Dikush proteston për kishën, dikush tjetër për ndalimin e abortit, dhe përderisa populli ka me se të merret,  sepse dikush  është për kishën  e dikush  kundër saj,  ose dikush është për ndalimin e abortit e dikush tjetër për të drejtën e zgjedhjes për këtë çështje,   askush më nuk merret  më me Samitin e qershorit të BE-së apo çështjen e emrit” , shkruan Ermira Mehmeti në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button