Policia e Strugës padit penalisht dy të dyshuar për vjedhje

Policia e Strugës ka ngritur akuzë penale ndaj  M.N. (29) dhe M.R. (34), nga Struga, nën dyshimin se kanë kryer gjithsej 13 vepra penale të “vjedhjes së rëndë” dhe “vjedhjes”.

Ata a akuzohen se gjatë  nga tetori i vitit të kaluar , deri në maj të këtij viti, kanë vjedhur gjësende të ndryshme, nëpër banesa, punëtori, garazhe, kamp shtëpiza, depo materialesh për ndërtim, në Strugë dhe në në fshatin Misleshovë.

Personat ndaj të cil[ve është ngritur padi penale kanë vjedhur makineri elektrike pune, akumulatorë, mjete prej bakri dhe alumini dhe gjësende tjera të vlefshme, duke përfituar në m mënyrë të paligjshme  një vlerë prej rreth 400 mijë denarësh.

Personat ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal, janë të njohur për policinë, sepse ndaj tyre ka rënduar edhe më herët akuza për vjedhje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button