Higuan – Juventus, kontrata para fundit

Zbulohen detajet të reja të transferimit të mundshëm të Gonzalo Higuain te Juventusi. Drejtuesit e “Los Blankos” dhe ato të klubit bardhezi mësohet se kanë rënë parimisht dakord që shuma për blerjen e kartonit të sulmuesit argjentinas të paguhet me këste për 4 vitet e ardhshme.

Pavarësisht se ekziston ende një hendek mes kërkesës 30 milionë të Realit dhe ofertës 22 milionë të Juventusit, mendohet se palët do të gjejnë një rrugë të ndërmjetme, për shumën 25 milionë euro. Ditët në vazhdim mund të zbulohen fakte të reja, por një gjë është e sigurtë: Juventusi nuk do të heqë dorë nga kërkesa, derisa “El Pipita” të transferohet në Torino me petkun e sulmuesit me eksperiencën e duhur në Ligën e Kampioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button