Komuna Çair: Qytetarët mund të protestojnë, ne nuk mund ti ndalim!

Pas paralajmërimeve nëpër media të ndryshme elektronike se banorët e Çairit do të protestojnë kundër uzurpimit të hapësirave të gjelbërta në atë territor, Rami Qerimi, nga sektori urbanistik i Komunës, thotë se bëhet fjalë për vendim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes, të sjellë në vitin 2006.

Ndërsa protestat siç tha nuk mund ti ndalë askush, e drejtë e çdo qytetari është të protestojë.
‘Çka nëse ndodhin protestat. Mund edhe të ndodhin por ne nuk mund ti ndalim ato, por realisht ju them se jashtë ligjit nuk është punuar, ata plane janë të miratuar prej vitit 2006, e tani jemi 2013.

Mua më vjen keq se qytetarët u njoftuan me këtë ditë më parë në takimin që patën me kryetarin, dhe nga ana e kryetarit dhe kryetari ishte i gatshëm të bëjë ndryshime të planit që tu mundësojë eventualisht largimin e ndonjë gjëje që është e paraparë’ tha Qerimi.

Ndryshe, portali Almakos dje publikoi informacionin se disa qytetarë kanë filluar të nënshkruajnë peticion kundër këtyre ndryshimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button