Zvicra ka njoftuar për masa më ta ashpra kundër COVID-19
Zvicra ka njoftuar për masa më ta ashpra kundër COVID-19 të premten më tre dhjetor, pasi qeveria po lufton për ta përmbajtur një valë të infeksioneve dhe arritjen e variantit Omicron në këtë shtet, shkruan REL.
Ky shtet do të zgjerojë obligim për vendosjen e maskës dhe do të prodhojë një çertifikatë që dëshmon se një person është i vaksinuar apo shëruar nga koronavirusi, tha qeveria.
Maskat do të duhet të vendosen në ambientet e mbyllura, ku do që është çertifikata është e obliguar, u tha në njoftimin e qeverisë.
Në anën tjetër, eventet dhe hapësirat e ndryshme do të lejohen që vet të vendosin kufizime për hyrje duke kërkuar dëshmi për vaksinim apo shërim nga virusi.
Masat po ashtu ritheksojnë mesazhin që njerëzit të punojnë nga shtëpia, edhe pse puna nga shtëpia nuk është bërë e detyrueshme pasi autoritetet lokale dhe bizneset e kundërshtuan atë.
Masat do të hyjnë në fuqi të hënën më gjashtë dhjetor dhe do të jenë efektive deri më 24 janar.
“Këshilli Federal momentalisht e vlerëson situatën si shumë kritike, Paraqitja e variantit Omicron gjithashtu paraqet sfida të reja për reagimin ndaj pandemisë”, tha qeveria në një deklaratë.
Tre raste me variantin e ri tashmë janë konfirmuar në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Shteti me 8.7 milionë banorë po lufton ndaj një rritje në numër të infeksioneve me më shumë se 96 mijë raste të konfirmuara në 14 ditë të fundit dhe një numër rekord të vdekjeve prej 11, 340 personash më 29 nëtor.