Wohlers do të hap forumin “Strategjia për energji, siguria dhe gazifikimi në Maqedoni dhe në rajon”

Ambasadori i SHBA-ve Paul D. Wohlers nesër do të hap forumin “Strategjia për energji, siguria dhe gazifikimi në Maqedoni dhe në rajon”.  

Forumi, nikoqirë të së cilit do të jenë Ambasada e SHBA-ve dhe Analitika, do të bashkojnë në një vend përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, misioneve diplomatike, bizneseve, komunitetit akademik, dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështje për energjinë nga perspektiva gjeopolitike dhe ekonomike.

“Diskutimet do të zhvillohen në tre panele për temat në vijim: Strategji rajonale për energji – konceptet dhe sfidat; Gazifikimi në Maqedoni dhe në Ballkan – politika, biznesi dhe infrastruktura; dhe Siguria energjike në Maqedoni dhe në Ballkan – strategji, shumëllojshmëri dhe parashikim. Diskutimet pritet të përmirësojnë njohuritë e pjesëmarrësve për çështjet mbi energjinë në Maqedoni dhe në Ballkan, dhe të ndihmojnë ata që të kuptojnë interesat e palëve të përfshira në këto çështje”, theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button