Vazhdojnë protestat kundër Ligjit të abortit, Parlamenti do ta kalojë ligjin

Sot para Parlamentit sërish do të protestojnë shumë organizata joqeveritare dhe shoqata qytetare kundër ligjit të ri të abortit, i cili, sipas tyre, cënon të drejtat themelore të grave.

Asociacioni për edukatë shëndetësore “Hera” nuk tërhiqet nga lufta për ta penguar miratimin e këtij ligji për ndërprerjen e shtatzanisë. 

Gjithashtu, 91 organizata e kanë vënë nënshkrimin e tyre në letrën e adresuar deri te deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhe deri te kryeministri. 

Ligji për ndërprerjen e shtatëzanisë sot me procedurë të shkurtuar do të duhet të gjendet në seancë plenare të Kuvendit të Maqedonisë. 

Sipas reagimeve të para nga ana e deputetëve të shumicës, pritet që ligji të kalojë në Kuvend pa probleme.

Lajme të ngjashme

Back to top button