Në restorantet e “Mc Donald’s” hyn një brend i ri i njohur në botë?

Këtyre ditëve do të mësohet, nëse  “Mc Donald’s” do të mbetet në Maqedoni. Po zhvillohen bisedime intensive midis aksionerëve  të firmës vendase “SJ kompani”,  cila para një muaji  e kishte ekskluzivitetin e brendit të njohur botëror dhe “Mc Donald’s”.  Vendimi për atë nëse do të ketë restorante të cilat do të punojnë në emër të këtij brendi, do të merret pas përfundimit të bisedimeve.

Restorantet  e këtij brendi, në Ohër, Tetovë dhe Shkup, papritur u mbyllën më 14 maj. Mbi 200 të punësuar mbetën në shtëpi dhe nuk dinë nëse do të kthehen në punë. Edhe pse ata nuk punuan pothuajse gjysmë muaj, janë paguar për muajin që shkoi. Atyre u është premtuar se do të kthen në punë nëse restorantet hapen, shkruan Utrinski Vesnik.

Lajme të ngjashme

Back to top button