Deari e fillon me fitore në Beograd

Tenisti më i mirë shqiptarë, Shëndrit Deari, me sukses i ka filluar garat në turneun “FUTURE” në kryeqytetin serb, Beograd. 
“Diti” në raundin e parë ka arritur të mposht tenistin austriak Norbert Nagyi me rezultat 2-0 në sete (6:2 dhe 6:3).

Në raundin e dytë tenisti shqiptar nga Gostivari, Deari do të përballet me tenistin serb Luka Suçeviq i cili në raundin e parë ka eliminuar bashkë vendasin Marko Miniq.

Pas këtij turneu Dearin e presin Lojërat e Mediteranit në Turqi, ku do të prezantojë Maqedoninë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button