Dibër, një mundësi e mirë argëtimi, Qendra për kulturë bëhet me ping pong

Bodrumi i Qendrës për kulturë ka 30 vite që kishte mbetur  në mëshirë të fatit .E rrënuar dhe e shkatërruar tërësisht me dekada. Tani e njëjta  u shndërrua në hapësirë ping pongu. 

“Projekti i hapësirave  të podrumit , adaptimi i tyre në qendër rekreative sportive erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes Qendrës për kulturë dhe Klubit të ping pongut nga Dibra“ theksoi drejtori i Qendrës, Artin Spahiu. 

Pas 30 viteve, podrumet e shkatërruara të institucionit tonë u shndërruan në hapësira sportive në shërbim të qytetarëve. Ne jemi koshient me punët që i bëjmë dhe që duhet të kryhen sepse Dibra ka nevojë për hapësira sportive dhe kinema për qytetin e Dibrës. 

Spahiu gjithashtu informoi se këtë javë fillojnë punimet e para të kinemasë, pra fillimi i këtij projekti me filmin e parë ,,Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna,,.

Lajme të ngjashme

Back to top button