Zaev: LSDM e hapur edhe për shqiptarët

Lideri i ri partisë më të madhe opozitare në vend LSDM-së Zoran Zaev shprehet i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë ata të cilët mbështesin kauzën për mposhtjen e siç shprehet ai regjimit të Nikolla Gruevskit.

Zaev në një intervistë për Evropën e Lirë madje vlerëson se fronti opozitar ‘Për një ardhmëri më të mirë’, duhet zgjeruar dhe se në të ka vend edhe për partitë e bllokut politikë shqiptarë. 

“LSDM-ja duhet ti hap dyert për të gjithë, jo vetëm për partitë e bllokut politik maqedonas por edhe atij shqiptarë. Vetëm ashtu mund të arrijmë që ta tërheqim vëmendjen e  qytetarëve, të jemi shpresa për të ardhmen e tyre. Ne themi ta mposhtim regjimin e Gruevskit, por sa do të jetë e suksesshme  kjo në rast se ne nuk na njohin si ardhmëri, si opsion për të ardhmen e qytetarëve. Ashtu që më tepër duhet të harxhojmë kohë duke prezantuar vetveten dhe programin tonë, politikat tona, zgjidhjet dhe masat tona, që ato të njihen. Njerëzit të kuptojnë se ajo vërtet do të jetë një punë që do të përmirësoj kualitetin e jetesës në RM, dhe përmes kësaj sipas nesh të bie regjimi i Gruevskit. Ashtu që fronti opozitarë duhet të rritet. Unë nuk kam për qëllim që të refuzoj njerëz të cilët besojnë në kauzën e njëjtë, a ajo është bashkim rreth një qëllimi të vetëm, ardhmërinë e vendit”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button