Francë, mbi 37 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 37 mijë raste të reja me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 37.218 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 7.588.400 ndërsa me 34 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 118.871.

Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka arritur në 5.43 për qind.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 9.271 persona, prej të cilëve 1.617 në kujdesin intensiv.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 arrin në 51.905.296 ndërsa 50.820.848 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Po ashtu 6.996.823 persona kanë marrë dozën e tretë dhe në këtë mënyrë është vaksinuar plotësisht 75.4 për qind e popullatës së vendit.

Në vend më 26 nëntor u regjistruan 34.436 raste, më 25 nëntor 33.464, më 24 nëntor 32.591 raste dhe më 23 nëntor u shënua numri më lartë i rasteve ditore që nga gushti me 30.454 raste në 24 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button