Liban, protesta kundër Hezbollahut, vritet një protestues

Një libanez që protestonte kundër përfshirjes së lëvizjes Hezbollah në luftimet në Siri, është vrarë pranë ambasadës iraniane në Bejrut.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kohën kur një grup njerëzish po protestonin kundër përfshirjes së lëvizjes Shiite libaneze Hezbollah në luftimet në Siri.

Disa persona të tjerë raportohet të jenë plagosur si pasojë e incidentit. 

Javën e kaluar, luftëtarët e Hezbollahut bashkë me forcat e Assadit kanë ripushtuar qytetin strategjik të Qusairit në Siri.

Të enjtën, edhe Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për tërheqjen e Hezbollahut nga luftimet në Siri. 

Hezbollah – ose Partia e Zotit, është një organizatë politike dhe ushtarake në Liban, e cila përbëhet kryesisht nga myslimanë shiitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button