Maqedonia dhe Kosova me bashkëpunim edhe në kulturë

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka miratuar Propozim -Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor mes Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, transmeton Zhurnal. Kjo marrëveshje u nënshkrua në muajin shkurt të këtij viti nga ana e dy ministrave të kulturës në Prishtinë.

“Marrëveshja në fjalë paraqet kornizë juridike për vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes institucioneve kulturore në mes dy vendeve, me qëllim të këmbimit të pasurisë kulturore që është në funksion të afrimit të popujve të të dy vendeve. 

Me këtë marrëveshje definohen format dhe lëmitë e bashkëpunimit, këmbimi i ekspertëve, lëmitë në të cilat do të mbështetet vendosja e kontakteve direkte, pjesëmarrja në seminare, konferenca në lëminë e botimeve dhe kështu me radhë… , si dhe nxitja e bashkëpunimit në mes të rinjve, nëpërmjet të cilave  do të determinohen mundësitë për prezantim të pasurisë kulturore të të dy vendeve”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha.

Lajme të ngjashme

Back to top button