Zëdhënësi i Haradinajt, Ernest Luma: Hoxhë Irfan Salihu duhet burgosur

Anëtari i kryesisë së AAK-së se Ramush Haradinajt, Ernest Luma e cilëson deklaratën e hoxhë, Irfan Salihut, ngjashëm me veprimet e kryeterroristit botëror Osama Bin Ladenit. Ai kërkon burgosjen e hoxhë Irfanit dhe dërgimin e tij në Guantanamo.

Luma në rrjetin e tij social facebook, i adresohet Hoxhë Irfan Salihut, me këto fjalë: “Hoxhë Irfani me jashtëqitjet e tij serike gojore, tha edhe kështu:

‘Vaso Pashë Shkodrani ishte budalla kur tha ‘Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Duke vazhduar: “Hoxhë Irfani tha: Kombi nuk ekziston…”. Hoxhë Irfan Salihi automatikisht duhet të çohet në burgun e Guantanamos.  Ai po llomotitë pikërisht si pasues i djallit Bin Laden dhe si vazhdimësi e Al Kaidas”-shkruan Luma.

Lajme të ngjashme

Back to top button