Zëvendëskryeprokurori bullgar: Është gjetur trupi i pajetë i udhëtarit të 45-të

Edhe një trup tjetër i pajetë është gjetur gjatë kontrollit shtesë të autobusit me qytetarë të Maqedonisë së Veriut, i cili u aksidentua në autostradën “Struma” në Bullgari më 23 nëntor. Kështu, numri i viktimave në aksidentin tragjik u konfirmua se është 45, siç ishte informuar në fillim, transmeton Portalb.mk.

Lajmin e ka konfirmuar për televizionin bullgar BNR zëvendëskryeprokurori dhe shef i Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgaisë, Borislav Sarafov.

“Në orën 21.15 të mbrëmjes tragjike, nëpërmjet “Kapitan Andreevo” kanë hyrë 52 pasagjerë, prej tyre 45 i kemi gjetur në autobus, 7 janë në “Pirogov”, fatkeqësisht asnjë më tepër nuk ka shpëtuar”, deklaroi Sarafov.

Ai po ashtu tha se, hetuesi dhe prokurori i dërguar në Shkup do të qëndrojnë atje më së voni deri të dielën. Ata duhet të sjellin dokumentacionin në lidhje me autobusin e aksidentuar dhe analizat e ADN-së familjarëve të të vdekurve. Menjëherë pas kësaj do të fillojë identifikimi i viktimave të ngjarjes.

Zëdhënësja e prokurorit kryesor bullgar, Sijka Mileva, deklaroi të enjten se, tetë persona i kanë mbijuetuar tragjedisë dhe jo shtatë siç ishin informatat e para. Këtë e ka thënë një dëshmitar i cili i ka mbijetuar aksidentit tragjik.

“Ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa ai deklaroi kategorikisht se janë shpëtuar tetë persona. Unë i thash se ju jeni shtatë në spital. Dhe ai më tha në mënyrë kategorike jo, ne kemi shpëtuar tetë persona. Gjatë hetimit janë gjetur 44 trupa. Sipas të dhënave me të cilat ne disponojmë kanë udhëtuar 52 persona, ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa janë hospitalizuar shtatë persona – katër burra dhe tre gra. Mbetet enigma e madhe, ku është personi i tetë. Punojmë në atë version, nuk dëshirojmë të përhapim dezinformata, mund të bëhet fjalë edhe për memorie të dobët të dëshmitarit”, theksoi Mileva.

Autobusi i aksidentuar ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme tjera lidhur më këtë temë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button