PDSH me kryesi të re, largon antarë të saj

Kuvendi qendror i PDSH-së mbrëmë ka zvogëluar numrin e kryesisë dhe ka zgjedhur kryesinë e re partiake. 

Nga kjo parti bëjnë të ditur se sot do të japin hollësi përmes një komunikate lidhur me vendimet e kuvendit qendror, ndërsa siç mësohet dy nënkryetarët e rinj të kësaj partie janë zgjedhur Ernad Fejzullahu dhe Miat Sadiku.

Në mbledhjen e kryesisë është zgjedhur edhe sekretari i përgjithshëm, ku akoma nuk është mësuar emri i tij, por jozyrtarisht nuk përjashtohet kryetari aktual i komunës së Strugës, Ziadin Sela.

“Do të zvogëlohet numri i organeve të partisë, shkaku se kemi ardhur në përfundim se sa më i madh numri i organeve të partisë aq më vështirë lëvizin këto organe. Do ketë me siguri një lëvizshmëri më të madhe një ruajtje më të madhe të diskrecionit brenda partisë shkaku se, ne për fat të keq jemi një parti e cila vepron në një shtet ku shteti me gjitha instrumentet e veta vepron kundër kësaj partie duke filluar nga informimi e deri te shërbimet sekrete që mundohen ta prishin këtë parti”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Në këtë mbledhje janë shkarkuar nga postet partiake të nënkryetarit dhe sekretarëve Imer Aliu, Bekim Fazliu, Vlera Ejupi dhe emra të tjerë të kryesisë, duke u freskuar me emra të rinj. Kryesia e re do të përbëhet nga 13 anëtarë nga 33 anëtarë sa kishte deri tani.

Ernad Fejzullahu rikthehet si i dyti në kryesinë e PDSH-së, i njohur edhe si bashkëpunëtori më i ngusht i Thaçit. Ai deri tani ka mbajtur vetëm detyrën e këshilltarit politik të PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button