Filipçe: Të lënduarit do të mbahen deri të premten në kurim spitalor

Shtatë pacientët që janë të shtruar në spitalin Pirogov në Sofje janë stabil dhe ndihen mirë, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

“Nga kolegët në spital kanë të gjithë kujdesin, terapinë dhe mbështetjen psikologjike. Sot në mëngjes bisedova me doktor Ivan Poromanski, drejtor i spitalit, i cili më njoftoi se gjendja është stabile edhe e të dy pacientëve të cilët i ishin operuar. Te një paciente u krye një operacioni në këmbë dhe një paciente iu nënshtrua një operacioni të vogël në gju. Të shtatë pacientët do të qëndrojnë në spital deri të premten dhe më pas do të bëhet plani për transportin e tyre në Shkup”, tha Filipçe.

Ndryshe, 45 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë lënduar pasi një autobus me targa të RMV-së është aksidentuar dhe më pas është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button