Masakër në SHBA, pesë persona të vrarë

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike pas një tjetër masakre te dhunshmë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Albanian Screen.

Në Santa Monika, një person i armatosur me një pushkë sulmi,  ka hapur zjarr kuturu në rrugë të ndryshme dhe në nje  kolegj aty pranë. Në fund personi u qëllua nga policia. 

E gjithë kjo ndodhi disa kilometra larg nga  vendi ku Presidenti Barack Obama  merrte pjesë në një eveniment për mbledhjen e fondeve.  Shefja e policisë së Santa Monika, Jacqueline Seabrooks,  tha se vrasësi  një person mes 25 dhe 35 vjeç, i kishte vënë fillimisht zjarrin një  banese në zonën e Yorkshire Avenue ku më pas u abuluan dhe dy trupa pa jetë.  Me pas mori arratinë dhe filloi të  hapte zjarr  mbi makina e kalimtarë.  Pas mbërritjes  së policisë në zonë u strehua në kolegjin e Santa Monica. pas shkëmbimit të zjarrit  në  bibliotekën e kolegjit  më forcat e rendit i dyshuari  mbeti i vrarë.

“Ne nuk jemi të sigurt 100 për qind se ai ka vepruar i vetëm,” deklaroi  Seabrooks, duke shtuar se agjentët kanë arrestuar  dhe një tjetër të  dyshuar  në lidhje me ngjarjen e theksoi se disa prej të  vrarëve  janë  qëlluar në  mënyrë rastësore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button