Musa Xhaferi: Nga java e ardhshme debat i hapur për Marrëveshjen e Ohrit

Duke filluar nga java e ardhshme, Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të fillojë me debatin rreth analizave kuantitative për statusin e Marrëveshveshjes së Ohrit në Maqedoni. Kështu për gazetën KOHA ka deklaruar zëvendëskryeministri i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, sipas të cilit, Raporti i përgatitur nga Sekretariati për MO, ndërsa i miratuar nga Qeveria e Maqedonisë, tashmë është në duart e përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

“Në suazat e Dialogut të nivelit të lartë që Maqedonia e zhvillon me Bashkimin Evropian, një fokus i veçantë i përkushtohet dokumentit më të rëndësishëm të vendit tonë, Marrëveshjes së Ohrit, sepse ky dokument ka një domethënie të rëndësishme për hapjen e rrugës së integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike, Bashkimin Evropian dhe në NATO. Raporti është përgatitur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa është miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe si i tillë është dërguar Komisionit Evropian. Raporti në fjalë në fazën e parë përmban një analizë kuantitative lidhur me zbatimin e këtij dokumenti në këtë periudhë dhjetëvjeçar”, ka informuar Xhaferi, duke shtuar se, duke filluar prej javës së ardhme, do të organizohen disa tryeza të rrumbullakëta në të cilat do të diskutohet mbi analizën kuantitative për statusin e Implementimit të politikave të MO-së.

“Qëllim i këtyre debateve është kontributi i ekspertëve eminentë, profesorëve universitarë, analistëve e kështu me radhë, në drejtim të definimit të të gjitha politikave burojnë nga MO-ja. Gjithashtu, dëshirojë të theksojë Qeveria e Maqedonisë i kushton një rëndësi të veçantë zbatimit të MO-së dhe të të gjitha obligimeve që burojnë nga ky dokument paqësor”, thotë zëvendëskryeministri i Qeverisë.
Me këtë rast, Xhaferi ka sqaruar se Raporti për MO-në si qëllim të vetin ka fillimin e një analize më esencial e lidhur me politikat që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, respektivisht reflektimin e saj në shoqërinë në Republikën e Maqedonisë.

“Kjo do të thotë se duhet të jetë një raport, i cili do të na jep një pasqyrë reale lidhur me rezultatet nga vet implementimi i marrëveshjes, e cila do të duhet të jetë një bazë cilësore për hapjen e një debate cilësor për atë se cilat duhet të jenë hapat a ardhshme”, është shprehur Xhaferi.

Ai ka përmendur edhe mbështetjen që bashkësia ndërkombëtare i jep në vazhdimësi këtij dokumenti të rëndësishëm për vet shtetin e Maqedonisë. “Vet fakti që Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i saj është pjesë integrale e Dialogut të nivelit të lart që zhvillojmë me Brukselin, vërteton përkrahjen permanente të faktorit ndërkombëtarë për dokumentin paqësor të Ohrit.

Në këtë drejtim, është edhe fakti se ky dokument gjithmonë ka qenë pjesë përbërëse e raportit të KE-së për integrimin e vendit drejt BE-së. Jemi të bindur se bashkëpunimi, sidomos përkrahja e tyre do të vazhdojë dhe është i rëndësishëm. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button